Nga vetë-mjaftueshmëria te eksporti: strategjia energjetike e Shqipërisë drejt Europës

Nga vetë-mjaftueshmëria te eksporti: strategjia energjetike e Shqipërisë drejt Europës

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi nxjerrin në pah ambicien e Shqipërisë për të kaluar nga një vend prodhues i energjisë së rinovueshme për nevojat e brendshme, në një eksportues të energjisë së gjelbër për Bashkimin Europian.

Rama theksoi se Shqipëria mbështetet tërësisht në burime të ripërtëritshme, kryesisht hidrocentrale, gjë që e bën sistemin energjetik të varur nga kushtet klimatike. Për të reduktuar këtë varësi, vitet e fundit janë intensifikuar investimet në energjinë diellore dhe të erës, duke synuar krijimin e një miks energjetik më të qëndrueshëm.

Sipas kryeministrit, plani për pavarësi të plotë energjetike është në rrugë të mbarë dhe objektivi është që deri në fund të vitit 2028 Shqipëria të mos jetë më e detyruar të importojë energji. Ky tranzicion shihet si bazë për fazën tjetër të strategjisë: eksportin e energjisë së gjelbër.

Në këtë drejtim, Rama foli për një bashkëpunim strategjik trepalësh me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili synon ndërtimin e një kapaciteti prodhues deri në 3 gigavatë. Përmes kabllit ndërlidhës nënujore me Italinë, energjia e prodhuar në Shqipëri do të mund të furnizojë tregun europian.

Sipas tij, ky projekt jo vetëm që do të forcojë sigurinë energjetike të Shqipërisë, por do ta kthejë vendin në një nyje të rëndësishme rajonale të energjisë së rinovueshme, duke sjellë edhe përfitime ekonomike përmes shitjes së energjisë së gjelbër në Europë.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-