Një 25-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, nën akuzën për tentativë vrasjeje dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta.
Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Sipas Policisë së Shtetit, i riu, me inicialet S. C., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2023 në Kukës. Ai dyshohet se ka goditur me mjet prerës një person tjetër, në një lokal në lagjen nr. 5 të qytetit, duke tentuar t’i marrë jetën.
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
I riu tashmë ndodhet në Shqipëri dhe do të përballet me drejtësinë për veprimet e tij.
Komente