Një eksperiencë e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Kalanë e Lëkurësit, kur banori i Sarandës, Ing. Guri Pashaj, dhe nipi i tij i ardhur nga Kanadaja kishin vendosur të kalonin një mbrëmje të këndshme në qytetin bregdetar të Sarandës.
Pashaj tregon për përvojën e tij: "Ngjitja me makinë drejt Kalasë ishte si një parathënie e keqe për atë që na priste. Rrugët e vështira dhe të papërgatitura bënë që udhëtimi të ishte një sfidë më vete por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me surprizën që na priste më pas."
Befasia e dytë e kësaj aventure ishte se për të hyrë në Kala duhej të paguhej një biletë hyrjeje e cila për dy persona kushtonte rreth 20 euro edhe pse nuk ishte askush që mund t’u shpjegonte historinë e monumentit të lashtë që sot është shndërruar në një restorant.
Për më tepër pasi u ulën për të darkuar në restorantin e Kalasë, ata u ndeshën me një tjetër pengesë: tavolinat ishin të mbushura plot dhe shërbimi ishte tepër i ngadaltë për shkak të numrit të vogël të kamarierëve. Kjo bëri që "darka e menduar" të kthehej në një zhgënjim të plotë.
Në mungesë të një darke të plotë Pashaj dhe nipi i tij përfunduan duke ngrënë byrekë me gjizë në një tjetër vend duke e përshkruar këtë si një "darkë të gabuar" në Kalanë e Lëkurësit.
Një reflektim për shërbimin dhe menaxhimin e turizmit në një nga pikën më të njohura të Sarandës.
Komente