Nga Francine Talei Wong
Mikroplastika në detet dhe lumenjtë e Shqipërisë është një çështje shqetësuese dhe vdekjeprurëse për shëndetin.
Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar në Mesdhe, rreth 73%. Afërsisht 14% e mbetjeve totale në vendin tonë janë plastike.
Këto të dhëna u morën në qershor 2024; u pranuan në korrik 2024 dhe u publikuan në gusht 2024 nga Alda Osmeni1*, Ardian Maci2, Arjana Ylli3, Ramadan Firaj.
Edhe pse ndalimi i plastikës njëpërdorimshe hyri në fuqi në vitin 2022, supermarketet ende lejojnë njerëzit të blejnë qese plastike pa asnjë kufizim, në vend që t’u ofrojnë alternativa konsumatorëve, si për shembull “SJ” – sjellja e qeseve të veta.
Qeset e ripërdorshme ende nuk janë bërë një objektiv për konsumatorët dhe ka konkurrencë minimale në treg për qeset e prodhuara të ripërdorshme.
Pse shqiptarët nuk e shohin këtë problem të plastikës si një mundësi për të krijuar biznese që luftojnë këtë çështje mjedisore?
A po e zëvendëson obsesioni me luksin vizionin e tyre për vlerat etike dhe përgjegjësinë në biznes?
Fitimi financiar i kombinuar me etikën e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes mjedisore është një qasje për t’u admiruar ndaj turizmit të qëndrueshëm dhe marrëdhënieve me publikun.
Bizneset turistike që ndjekin praktika etike ndaj plastikës dhe mjedisit respektohen shumë dhe fitojnë më tepër besueshmëri sesa bizneset e zakonshme.
Kombi me një det mikroplastike është një vrasës i heshtur në detin Jon dhe Adriatik, veçanërisht për ata që konsumojnë produkte deti.
Qëndroni të informuar për përditësimet e radhës.
Shkrimtare e pasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe asaj jomateriale, e përkushtuar ndaj ruajtjes së tyre përmes metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E interesuar për zhvillimin teknologjik dhe ndikimin që ai ka në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.
Komente