Ndotja Mjedisore në Zemër të Turizmit - Administratores së Hotelit në Dhërmi i Pritet Rruga e Pandëshkueshmërisë

Ndotja Mjedisore në Zemër të Turizmit - Administratores së Hotelit në Dhërmi i Pritet Rruga e Pandëshkueshmërisë

Policia e Dhërmiut dhe Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve kapin në flagrancë një subjekt hotelier që shkarkonte ujëra të ndotura në natyrë duke ndotur një përrua pranë objektit.

Gjatë kontrollit të realizuar më 18 korrik 2025, u zbulua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit. Si pasojë, një pjesë e ujërave të ndotura derdhej drejtpërdrejt në mjedisin përreth, duke cenuar rëndë ekosistemin në një nga zonat më të vizituara turistike të vendit – Dhërmi, Himarë.

Administratorja e hotelit, shtetasja E. M., 46 vjeçe, është proceduar penalisht për veprën penale "Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës", sipas nenit 201 të Kodit Penal.
Subjekti është gjobitur gjithashtu me masë administrative nga Task-Forca e AKUK-ut.

Policia e Vlorës ka siguruar se kontrolllet në zonat turistike do të vijojnë me intensitet, për të ndëshkuar çdo shkelje që dëmton natyrën dhe imazhin e turizmit shqiptar.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-