Ndihmë urgjente në det - Turisti kroat dërgohet në spital pas një dëmtimi në bord

Ndihmë urgjente në det - Turisti kroat dërgohet në spital pas një dëmtimi në bord

Vlorë, 8 Korrik 2025 – Kapiteneria e Portit të Vlorës i ka ardhur në ndihmë një turisti që udhëtonte me anijen velier AROHA, me flamur kroat, pas një incidenti të ndodhur në bord.

Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, anija njoftoi autoritetet përmes kanaleve detare të komunikimit, duke raportuar për një person të lënduar – një nga pasagjerët kishte thyer dorën gjatë udhëtimit.

Menjëherë pas njoftimit, Kapiteneria e Portit kërkoi asistencë nga Qendra Kombëtare e Urgjencës në numrin 127. Në orën 23:30, anija u akostua në portin e Vlorës, ku një ambulancë priste për të transportuar të lënduarin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim të specializuar.

Veliera AROHA mbante në bord 3 persona, dhe udhëtimi i tyre vijonte në ujërat shqiptare kur ndodhi incidenti.

Autoritetet portuale dhe mjekësore kanë vepruar me efikasitet, duke garantuar ndihmën e nevojshme në kohë për turistin.

Lajmi nga: Endri Goxhaj
Endri Goxhaj

Endri Goxhaj

Endri Goxhaj është një gazetar dhe aktivist per te drejtat e kafsheve , i diplomuar në Hoteleri-Turizëm, me një karrierë në media që nga viti 2016.
Puna e tij është fokusuar në denoncimin e abuzimeve ndaj kafshëve dhe shkeljeve sociale që prekin gjithashtu dhe njerëzit më të pambrojtur.
Përmes raportimeve dhe dokumentimeve në terren, është bërë një zë i rëndësishëm për ata që nuk kanë mundësi të flasin vetë duke sjellë në vëmendje histori që kërkojnë drejtësi, ndërgjegjësim dhe veprim. Për të, gazetaria nuk është profesion, por mision të tregosh të vërtetën, edhe kur të gjithë të tjerët zgjedhin të heshtin.

Komente

-