Jane Pitt, nëna e aktorit të famshëm Brad Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bërë i njohur sot, më 7 gusht 2025 ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes.
Ajo ishte një banore e Springfield në Missouri, dhe ishte e martuar me William Pitt, babain e Brad Pitt. Përveç aktorit të njohur, Jane ishte edhe nëna e Doug Pitt, një biznesmeni dhe filantrop i njohur në Missouri, dhe Julie Neal. Jane kishte gjithashtu 14 nipër e mbesa.
Duke kujtuar momentet e bukura të familjes Pitt, në një episod të transmetuar në “TODAY”, Brad Pitt kishte dërguar një mesazh të ngrohtë për nënën e tij gjatë një shfaqjeje të filmit të tij “F1” në qershor të këtij viti vetëm pak muaj para vdekjes së saj. Ai i kishte thënë Savannah Guthrie, “Duhet ta përshëndes nënën time, sepse ajo ju shikon çdo mëngjes”. Ai shtoi, "Për Jane Pitt. Të dua, nënë", duke i dërguar një puthje në kamerë.
Mbesa e Brad Pitt, Sydney, shpërndau një postim emocionues në Instagram ku ndau 20 foto të gjyshes së saj të dashur duke shkruar: “Gjyshe, nuk ishim gati që të ikje por e dimë që tani je e lirë për të kënduar, vallëzuar dhe pikturuar përsëri dhe kjo na e bënikjen tënde më të lehtë. Ajo kishte zemrën më të madhe, kujdesej thellësisht për të gjithë, pa pyetur për asgjë. Nuk kishte kufij për dashurinë që ajo dha, dhe çdo person që e takoi e ndjeu atë”.
Përkundër faktit se Jane Pitt ishte njohur përmes djalit të saj të famshëm, ajo ka jetuar kryesisht një jetë private. Ajo ka bërë disa shfaqje publike, duke përfshirë daljen në tapetin e kuq me Brad Pitt dhe pjesëmarrjen në “The Late Show with David Letterman” në vitin 2012, ku ajo lexoi një këshillë për fëmijët e saj: “Mos besoni gjithë ato fjalë që lexoni për veten, bir. Në të vërtetë, je një djalë i shkurtër, i shëndoshë dhe pa flokë”.
Familja Pitt është duke kaluar këtë moment të vështirë dhe ka marrë ngushëllime nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe e kanë dashur Jane Pitt.
Komente