Ndërron jetë aktori  54 - vjecar si pasojë e mbytjes

Ndërron jetë aktori 54 - vjecar si pasojë e mbytjes

Aktori i njohur Malcolm-Jamal Warner ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare si pasojë e një mbytjeje aksidentale. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale të Kosta Rikës sipas të cilave Warner humbi jetën në brigjet e vendit më 21 korrik pasditen e së shtunës. Dy burra u tërhoqën nga rrymat detare njëri prej të cilëve u shpëtua dhe u dërgua në spital në gjendje kritike ndërsa Warner u gjet më vonë gjatë ditës së diel.

Warner, i njohur për rolin e Theo Huxtable në serialin e njohur "The Cosby Show" e cila u transmetua nga NBC nga 1984 deri në 1992 e arriti famë dhe mori një nominim për çmimin Emmy. Pas këtij suksesi ai vazhdoi karrierën me role të tjera të njohura në seriale si "Malcolm & Eddie", "Magic School Bus", dhe "Reed Between the Lines".

Aktori lindi dhe u rrit në New Jersey dhe ndoqi shkollën artistike në New York. Roli në "The Cosby Show" e bëri atë një figurë të njohur të televizioneve amerikane si një portretizim i rëndësishëm i një familjeje amerikane me ngjyrë. Ai gjithashtu mbrojti trashëgiminë e serialit megjithatë në vitin 2018 ai shprehu se reputacioni i tij u ndikua pas dënimit të Bill Cosby për akuza të ngacmimit seksual edhe pse më pas ky dënim u rrëzua për shkak të një çështjeje teknike.

Warner ka lënë pas gruan dhe vajzën, identitetet e të cilave nuk janë bërë publike.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-