Natë e vështirë në Finiq – Evakuime dhe operacion për mbrojtjen e Hidrocentralit të Bistricës

Natë e vështirë në Finiq – Evakuime dhe operacion për mbrojtjen e Hidrocentralit të Bistricës

Një natë tepër sfiduese është regjistruar në Finiq, ku ekipet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga pesë automjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 efektivë të Policisë së Shtetit, u përballën pa ndërprerje me vatrat e zjarrit të përhapura nga era e fortë.

Flakët kanë prekur disa fshatra, përfshirë Velahovën, Livinën, Ardhasovën, Bistricën dhe Krongjin. Për shkak të rrezikut, u kryen evakuime të përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u ofrua asistencë mjekësore për personat e moshuar. Forcat operacionale dhe ato vullnetare kanë punuar gjatë gjithë natës për të mbrojtur çdo banesë dhe biznes të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, është zhvilluar një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku pritet të ndërhyhet edhe nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë mbetet i kufizuar deri në përfundim të operacioneve. Ndërkohë, forcat në terren vijojnë punën për të kontrolluar çdo vatër që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Media e dytë
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-