“Nafta kërkon trurin e ri” – Balluku mbikëqyr testimin e inxhinierëve për ALBPETROL-in

“Nafta kërkon trurin e ri” – Balluku mbikëqyr testimin e inxhinierëve për ALBPETROL-in

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në procesin e testimit të 45 inxhinierëve të rinj, të cilët synojnë të bëhen pjesë e kompanisë shtetërore të hidrokarbureve ALBPETROL. Testimi u zhvillua në godinën e ish-universitetit “UFO” në Fier dhe u ndoq gjithashtu nga administratori i kompanisë.

Lajmi u bë i ditur nga vetë zv.kryeministrja Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi ditën si “të veçantë” për zhvillimin e sektorit dhe për përfshirjen e brezave të rinj në industrinë e naftës.

“Për të dytin vit radhazi, Albpetrol po rekruton specialistë të rinj për sektorin. Nga 95 aplikantë, 55 u kualifikuan për testim dhe 20 prej tyre do të punësohen,” – theksoi Balluku.

Pjesa tjetër e kandidatëve që kaluan fazën e testimit pritet të përfshihen në pozicione të tjera pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ose instituteve që lidhen me sektorin e naftës dhe gazit.

Ministrja u shpreh optimiste për interesin në rritje të të rinjve ndaj këtij sektori strategjik dhe nënvizoi se qeveria shqiptare ka një plan të qartë zhvillimi për industrinë e hidrokarbureve, duke synuar përgatitjen dhe përfshirjen e kapaciteteve të reja teknike në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Ask ChatGPT

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-