Mungesa e vrojtuesve në plazhet publike të Vlorës - Pushuesit kërkojnë ndërhyrje të shpejtë

Mungesa e vrojtuesve në plazhet publike të Vlorës - Pushuesit kërkojnë ndërhyrje të shpejtë

Pushuesit në plazhet publike të Vlorës shprehin shqetësimin për mungesën e vrojtuesve të plazhit, të cilët sipas tyre janë një domosdoshmëri, veçanërisht në zonat më të frekuentuara nga moshat e treta dhe familjet me fëmijë.

Në intervistat e dhëna për mediat, vetë qytetarët kërkojnë më shumë vëmendje nga pushteti vendor, jo vetëm për pastërtinë e ambienteve, por kryesisht për sigurinë në plazh, e cila sipas tyre vihet në rrezik në mungesë të rojeve të detit.

Pushuesit: “Ka shumë fëmijë dhe të moshuar që vijnë në këto plazhe. Një vrojtues është i domosdoshëm për të shmangur ngjarje të rënda. Duhet të ketë më shumë përgjegjësi nga bashkia për këtë pjesë.”

Plazhet publike në Vlorë janë të shpërndara përgjatë gjithë vijës bregdetare, por sipas vlerësimeve të qytetarëve, ka ende shumë për të përmirësuar, sidomos në aspektin e sigurisë dhe shërbimeve bazë.

Ndërkohë, Bashkia e Vlorës ka konfirmuar se është në proces vendosjeje të vrojtuesve në plazhet publike, një detyrim që deri më tani është përmbushur vetëm nga subjektet private me kontratë të miratuar nga AKB.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-