“Çesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati. Edhe pse të rrethuar nga burime e rezervate uji, banorét prej më shumë se tre dekadash, vuajnë mungesën e këtij shërbimi jetik në përditshmërinë e tyre. Edhe pse ndër vite janë bërë dy investime madhore, që kanë mundësuar shtrirjen e rrjetit ujësjellës në çdo shtëpi, uji në cesmat e rubinetave nuk ka mundur të arrijë. Në këto kushte jemi të detyruar të mbushim ujë me bidona në burimin e vetëm të fshatit , thonë të indinjuar banorët, edhe pse është dy kilometra larg. Dikush me hajvan e dikush me automjet, e nisin ditën duke zënë radhë për ujë dhe ky është ritual i përditshëm dy apo tre herë në ditë , duke na e vështirësuar së tepërmi jetesën thonë ata. 85- vjeçarja Azyre Jaupaj, tregon se që në moshën 16 vjeçare që ka ardhur nuse në këtë fshat , nuk mban mend një ditë të bardhë. Nuk mu ndanë bidonat nga supet thotë ajo.
Sinkron
Ndërkohë kryeplaku i fshatit Xhafo Murataj, thotë se mungesa e një shërbimi të tillë bazik është e patolerueshme në vitin 2025.
Ndërkohë banorët thonë gjithashtu se puset në fshat nuk funksionojnë për shkak të thatësirës , ndërsa theksojnë se kërkesat e tyre të vazhdueshme kanë rënë në vesh të shurdhët.
Ndërsa sigurimi i ujit paraqitet si një sfidë e ngjashme me atë të kohëve primitive , mungesa të tjera jane rrugët e pashtruara, mungesa e energjisë elektrike , mungesa e sistemit vaditës , çka për banorét e bën Gjerbësin një zonë të braktisur në mëshirë të fatit, larg vëmëndjes së investimeve. Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzëri për autoritetet vendore e qëndrore të kthejnë sytë edhe nga fshati i tyre i harruar.
Komente