Muaji i korrikut ka sjellë temperatura ekstremisht të larta dhe jo fort të zakonshme. Vala e të nxehtit po përjetohet në të gjithë botën dhe pasojat janë jo vetëm natyrore me zjarret e shumta që kanë pushtuar vende të ndryshme të botës përfshirë edhe Shqipërinë por edhe fizike për sa i përket shëndetit të trupit tonë. Shumë nga ne shpesh e injorojmë rrezikun që mund të sjellë dielli i fortë. Të qëndruarit të shëndetshëm në ditët e nxehta është më shumë se thjesht një luks – është një nevojë thelbësore për trupin tonë. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë dehidratim, lodhje të tepërt dhe madje edhe probleme më serioze si goditja nga nxehtësia. Prandaj është e domosdoshme të kujdeseni për veten në këtë periudhë.
Nëse doni të kaloni verën duke ruajtur energjinë dhe vitalitetin tuaj këto këshilla janë për ju! Duke zbatuar disa masa të thjeshta dhe të mençura ju mund të kaloni çdo ditë të nxehtë me qetësi dhe shëndet të mirë . Mos e lejoni që nxehtësia të ju kapë papritur – ndiqni këto këshilla për të mbajtur trupin dhe mendjen tuaj të freskët dhe të sigurt gjatë gjithë sezonit të verës.
1. Pini shumë ujë
Kjo është një nga këshillat më të rëndësishme! Në ditët e nxehta trupi humbet shumë lëngje përmes djersitjes prandaj është thelbësore ta kompensoni me ujë të mjaftueshëm. Pini 2 deri në 3 litra ujë çdo ditë dhe nëse bëni aktivitet fizik, shtojeni masën edhe më shumë.
2. Konsumoni ushqime të lehta
Në ditët e nxehta ju mund të ndiheni të lodhur dhe të pambrojtur nga ushqime të rënda ose konsumimi i ushqimeve të shpejta. Përpiquni të konsumoni sallata, fruta dhe perime të freskëta që janë të pasura me ujë dhe vitamina. Më shumë fruta si karotat, shalqiri dhe luleshtrydhet janë të shkëlqyera për hidratim.
3. Mundohuni të qëndroni në hije
Kur temperatura rritet, është më mirë të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të hije. Disa orë gjatë ditës, veçanërisht midis orëve 11:00 dhe 16:00 kur dielli është më i nxehtë mund të jetë e rrezikshme të qëndroni jashtë për periudha të gjata.
4. Vishni rroba të lehta
Nëse duhet me patjetër të dilni në orët e nxehta të ditës ju sugjerojmë të vishni rroba të lehta, të freskëta dhe që e lejojnë trupin të marrë frymë. Materialet natyrale si pambuku dhe linoja janë ideale për të qëndruar të freskët. Shmangni materiale sintetike apo materiale në ngjyra të errëta pasi ato gjenerojnë shumë nxehtësi dhe trupi ka vapë më shumë se c'duhet.
5. Mbani kapele dhe syze dielli
Një kapelë e madhe dhe syze dielli janë të domosdoshme për t'u mbrojtur nga dielli. Ato ndihmojnë për të mbajtur kokën dhe sytë të mbrojtur nga rrezet e forta të diellit dhe për të shmangur dihatjen e tepërt. Kjo është një këshillë që shpesh anashkalohet nga moshat më të reja prandaj bëni shumë kujdes.
6. Kujdesuni për lëkurën tuaj
Rrezet e diellit dihen botërisht që mund të dëmtojnë lëkurën dhe të shkaktojnë djegie. Përdorni kremra me faktor mbrojtës (SPF 30 ose më shumë) sa herë që dilni jashtë dhe sigurohuni që t’i riaplikoni disa herë gjatë ditës sidomos nëse keni kontakt me ujëra si deti.
7. Bëni aktivitete fizike në orët e freskëta
Nëse jeni të angazhuar me aktivitet fizik, provoni të bëni ushtrime mëngjesin herët ose pasdite vonë kur temperatura është më e ulët. Ushtrimet gjatë orëve të nxehta mund të shkaktojnë dehidratim dhe lodhje të tepërt.
8. Kujdes me alkoolin
Përpiquni të shmangni konsumimin e alkoolit gjatë ditëve të nxehta sepse ai mund të shkaktojë dehidtratim. Po ashtu alkooli mund të kontriubojë në rritjen e temperaturës trupore dhe si pasojë mund të kemi vapë më shumë se zakonisht.
9. Dëgjoni trupin tuaj
Nëse ndiheni të lodhur, keni dhimbje koke, të përgjumur ose keni ethe këto mund të jenë shenja të dehidrimit apo goditjes nga nxehtësia. Në këto raste është e rëndësishme të kërkoni një vend të freskët dhe të pini shumë ujë.
10. Freskoni shtëpinë tuaj
Për të mbajtur një temperaturë të këndshme brenda, mund të përdorni ajër të kondicionuar ose ventilatorë. Nëse nuk keni mundësi për ajër të kondicionuar, mund të përdorni lagështues të ajrit ose të vendosni jastëkët dhe petkat në frigorifer për t’u freskuar.
Duke ndjekur këto këshilla mund të kaloni verën me shëndet të plotë dhe të sigurt. Kujdesuni për trupin tuaj dhe mos e nënvlerësoni forcën e diellit!
Komente