Alvaro Morata ka përfunduar zyrtarisht aventurën e tij te Galatasaray dhe është gati të rikthehet në Serie A, ku pritet të firmosë me Como.
Sulmuesi spanjoll u lirua nga klubi turk pas një marrëveshjeje që parashikon një kompensim prej 5 milionë eurosh për Galatasaray.
“Kontrata midis futbollistit profesionist Alvaro Borja Morata Martin, klubit të tij AC Milan dhe kompanisë sonë është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Sipas marrëveshjes, Milan do t’i paguajë klubit tonë një kompensim prej 5,000,000 €. Për më tepër, lojtari ka hequr dorë nga kërkesat e tij në vlerë prej 651,562 €,” – thuhet në deklaratën e Galatasaray.
Pas këtij zyrtarizimi, Morata është i lirë t’i bashkohet Como-s, që këtë sezon synon të bëjë një paraqitje dinjitoze në elitën e futbollit italian.
Komente