Ministri Vengu -  Rritet interesi për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura

Ministri Vengu - Rritet interesi për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut në Vaun e Dejës, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe Komandantin e Forcës Tokësore, gjeneral-major Ilir Xhebexhia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu theksoi se rritja e interesit për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura është tashmë e dukshme edhe në këtë regjiment, falë investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, përmirësimeve në trajtimin financiar dhe ndërtimit të një rruge të qartë karriere ushtarake.

“Trajnimet, arsimi dhe përgatitja profesionale brenda dhe jashtë vendit po kthehen në shtylla të një sistemi që nxit dhe mbështet të rinjtë dhe të rejat që zgjedhin të shërbejnë me dinjitet në Forcat e Armatosura,” shkroi ministri Vengu.

Lajmi nga: Elton Nika
Media e dytë
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-