Milani ka finalizuar marrëveshjen me Club Brugge për kalimin e mesfushorit Ardon Jashari në Serie A. Pas negociatave të gjata që kanë zgjatur prej muajit qershor, klubi italian do të paguajë një shumë prej 39 milionë eurosh, përfshirë bonuset për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit shqiptar me pasaportë zvicerane.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, marrëveshja më në fund është mbyllur dhe Ardon Jashari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me Milanin. Vizitat mjekësore janë planifikuar të zhvillohen në orët në vijim, dhe vetëm pas kësaj Milani do të njoftojë kalimin zyrtar të lojtarit.
Pas ardhjes së Luka Modric, që solli eksperiencë dhe pjekuri në skuadër, Milani duket se po përgatitet të përforcojë më tej mesfushën me energjinë dhe potencialin e Jasharit. Fikret Tare, drejtuesi i merkatos, ka qenë në qendër të negociatave dhe do të kompletojë një repart të fuqishëm për trajnerin Allegri.
Ky transferim vjen pas afrimeve të tjera të rëndësishme për Milanin, duke përfshirë Samuele Ricci dhe Luka Modric, dhe është një tjetër hap i rëndësishëm në objektivat e klubit për këtë sezon.
Komente