Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani dhe premton hetim të plotë

Mickoski dënon thirrjet antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani dhe premton hetim të plotë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve ksenofobike dhe nacionaliste që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë.

Në një deklaratë për mediat, Mickoski e ka dënuar ashpër këtë incident dhe ka theksuar se tifozët duhet të mbështesin ekipet e tyre në mënyrë sportive, duke shmangur çdo formë ofendimi apo diskriminimi.

“Kjo është një sjellje që nuk ka vend në sport. Gjatë ndeshjes, nuk e vura re menjëherë këtë sjellje, pasi ishte një grup shumë i vogël personash, por dua ta shfrytëzoj këtë rast për të dënuar çdo formë nacionalizmi dhe ksenofobie që ndodhi. Të gjithë tifozët duhet të mbështesin kombëtaren tonë në mënyrë dinjitoze dhe sportive. Kjo është ajo që mbështet kjo Qeveri”, u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se çdo incident i këtij lloji do të hetohet dhe ndëshkohet, pa dallim nga kush vjen.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i bëri thirrje tifozëve të ruajnë atmosferën sportive dhe të japin shembuj pozitivë në mbështetje të ekipit kombëtar.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-