Lionel Messi ka shkëlqyer sërish me një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke i dhënë fitoren 2-1 Inter Miami-t ndaj Portos, në sfidën e vlefshme për Botërorin e Klubeve.
Skuadra amerikane u gjend në disavantazh që në minutat e para pas një penalltie të kthyer në gol nga Porto. Vetëm ndërhyrjet vendimtare të portierit Ustari e mbajtën Inter Miami-n në lojë, duke shmangur një humbje më të thellë në pjesën e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Segura barazoi rezultatin, përpara se Messi të merrte skenën me një goditje dënimi perfekte që përmbysi shifrat në favor të ekipit amerikan.
Me këtë fitore, Inter Miami ngjitet në krye të grupit dhe afrohet ndjeshëm me kualifikimin për në fazën tjetër të turneut, ndërsa Messi konfirmon edhe një herë vendosmërinë e tij për të udhëhequr ekipin drejt suksesit ndërkombëtar.
Komente