Botërori i Klubeve nisi me një barazim pa gola, por me shumë emocion. Interi i Lionel Messit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Al Ahly të Egjiptit, në një sfidë të luftuar që përfundoi 0-0.
Pjesa e parë foli për skuadrën afrikane, që u shfaq e organizuar dhe e guximshme në sulm. Al Ahly humbi një penallti, pati një gol të anuluar dhe krijoi disa raste të rrezikshme, por nuk arriti të konkretizojë. Portieri Óscar Ustari u bë hero për Interin, duke pritur penalltinë e Trezeguet dhe mbajtur të paprekur rrjetën.
Në fraksionin e dytë, pas ndryshimeve taktike nga trajneri Javier Mascherano, Interi u përmirësua ndjeshëm. Messi mori përsipër lojën, goditi shtyllën me një goditje dënimi dhe u ndal disa herë me faulle të forta, në një duel që u ndez deri në fund.
Ndeshja nuk prodhoi gola, por ishte një përballje me ritëm të lartë dhe intensitet të jashtëzakonshëm – një nisje intriguese për këtë edicion të Kupës së Botës për Klube.
Gentjan Kellçiu është gazetar dhe moderator nga Vlora, i njohur për raportimet e tij në terren dhe drejtimin e emisioneve informative. Aktualisht ai drejton emisionin e mëngjesit “Agon Blu” në Blu TV.
Komente