Më pak aksidente, Më shumë viktima në 2025 – Bilanci shqetësues i 7 muajve

Më pak aksidente, Më shumë viktima në 2025 – Bilanci shqetësues i 7 muajve

Një 70-vjeçar humbi jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Hamallaj, Durrës, pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar. Viktima është një nga 116 personat që kanë ndërruar jetë në aksidente rrugore nga janari deri në korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë Rrugore, gjatë 7 muajve të parë të 2025-ës janë shënuar 767 aksidente, 146 më pak se në të njëjtën periudhë të 2024-ës. Megjithatë, numri i viktimave është rritur me 32 krahasuar me një vit më parë.

Në total janë plagosur 961 persona, nga të cilët 126 në gjendje të rëndë, ndërsa një vit më parë numri i të lënduarve ka qenë 1168.

Policia bën me dije se gjatë verës ka pasur rritje të aksidenteve për shkak të fluksit turistik dhe lëvizjeve për pushime. Shpejtësia, përdorimi i celularit në timon dhe shkeljet e këmbësorëve janë ndër shkaqet kryesore.

Që prej majit, janë shtuar patrullat dhe monitorimi me radarë e dronë për ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-