Pas tre vitesh pritjeje, seriali i shumëpritur “Wednesday” është rikthyer në Netflix me sezonin e dytë. E drejtuar nga Tim Burton dhe me rolin kryesor nga Jenna Ortega, adoleshentja shumë e dashur gotike kthehet në Nevermore Academy për aventura të reja, ndërsa popullariteti i saj po shoqërohet me një bum produktesh të dedikuara për fansat.
Sezoni i dytë ndryshe nga i pari do të shfaqet në dy pjesë:
- Pjesa e parë me katër episode i cili do të transmetohet gjatë gushtit
- Pjesa e dytë pritet më 3 shtator 2025 duke mbyllur historinë e re me katër episode të tjera.
Një sezon më i errët dhe më i ndërlikuar
Ky kapitull i ri i “Wednesday” sjell një atmosferë më të rëndë dhe ngjarje më të rrezikshme, duke eksploruar fuqitë e saj psikike dhe rreziqet që ato mbartin. Misteret e Nevermore Academy thellohen, ndërsa aleancat dhe armiqësitë bëhen edhe më të paqarta.
Yje të vjetër dhe emra të rinj
Krahas Jenna Ortegas rikthehen edhe Catherine Zeta-Jones, Emma Myers, Luis Guzmán dhe Isaac Ordonez. Sezoni prezanton edhe figura të reja si Steve Buscemi në rolin e drejtorit të ri, Joanna Lumley si Grandmama dhe Lady Gaga në një rol misterioz.
Sukses kritik
Pjesa e parë ka marrë vlerësime të larta, duke arritur 83% në Rotten Tomatoes. Kritika e ka lavdëruar stilin vizual, narrativën e fortë dhe intensitetin emocional, edhe pse disa fansa thonë se mungon një skenë ikonë si vallëzimi i sezonit të parë.
E ardhmja
Netflix ka konfirmuar edhe Sezonin e Tretë duke garantuar se bota e “Wednesday” do të zgjerohet akoma më shumë.
Komente