Hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta janë mbyllur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka njoftuar prokurori Sotir Kllapi. Lajmi është konfirmuar pas një seance të mbajtur sot, ku Ilir Meta është transportuar nga paraburgimi 313 drejt ambientit të Prokurorisë. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka qenë i pranishëm gjatë këtij procesi.
Plani për mbylljen e hetimeve ishte parashikuar për javën e kaluar, por u shty për shkak të mungesës së avokatit, i cili ndodhej jashtë vendit. Hetimet për Meta, si dhe për disa figura të tjera, përfshirë Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema Cokun dhe Fatime Kryemadhin, kanë qenë një proces që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Më 27 maj, SPAK kishte komunikuar akuzat për Ilir Metën, ndërsa hetimet për të u mbyllën pas një periudhe hetimore të gjatë. Avokati Cakrani ka theksuar se "mali me akuza" i ngritura ndaj Metës ka rezultuar i pabazë dhe se klienti i tij është i pafajshëm për të gjitha pikat e ngritura në dosje.
Tashmë, prokuroria do të marrë vendimin për të kaluar çështjen në gjykatë ose për ta pushuar atë përfundimisht.
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente