Janë publikuar zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pjesë e detyrueshme e Maturës Shtetërore 2025. Në total, 25 712 maturantë kanë marrë pjesë në këtë provim të rëndësishëm.
Sipas të dhënave të publikuara, 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mos e kaluar provimin, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u klasifikuar si ekselentë.
Kalueshmëria e përgjithshme është 98.58%, ndërsa nota mesatare e provimit rezulton 6.87, një tregues i qëndrueshmërisë së performancës në nivel kombëtar.
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë është një ndër provimet më sfiduese për maturantët dhe një ndër treguesit kryesorë të përgatitjes së tyre për arsimin e lartë.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente