Një tjetër ngjarje kriminale është parandalua falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë së Lushnjës. Dje, në lagjen “Çlirimi”, një shtetas 48-vjeçar, i identifikuar si G. K., është kapur në flagrancë gjatë një tentative për të vjedhur një automjet tip “BMW”. Ky i fundit po ndërhynte në centralinën e automjetit me qëllim vjedhjen, kur është vënë re nga pronari i mjetit.
Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar 48-vjeçarin, i cili ka precedentë të theksuar penalë. Materialet e procedurës janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera të realizuara nga i arrestuari.
Në momentin e arrestimit, janë sekuestruar edhe mjetet që ai përdorte për ndërhyrjen në automjet.
Ky aksion është një tjetër dëshmi e angazhimit të palodhur të Policisë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të luftuar krimin.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente