Lucas Vazquez largohet nga Real Madrid pas 10 vitesh suksesi

Lucas Vazquez largohet nga Real Madrid pas 10 vitesh suksesi

Real Madrid ka konfirmuar se mbrojtësi Lucas Vazquez do të largohet nga klubi pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi sot duke i dhënë fund një kapitulli të gjatë të karrierës së spanjollit të Los Blancos.

Vazquez, i cili ishte një nga lojtarët më të dashur për tifozët e Madridit ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër për të qëndruar me klubin deri në fund të pjesëmarrjes së Real Madrid në Kupën e Botës për Klube që u zhvillua këtë verë në SHBA.

Në një mesazh lamtumire, Vazquez theksoi: “Unë po largohem nga Real Madrid por Real Madrid nuk do të më lërë kurrë.” Ai ka fituar gjithsej 23 trofe me klubin duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës duke luajtur kryesisht si pjesë e skuadrës.

Presidenti i klubit, Florentino Perez e lavdëroi Vazquez për përkushtimin dhe vlerat që ai ka sjellë në fushën e lojës duke e cilësuar si një simbol të punës së palodhur përkushtimit dhe frymës fituese që e kanë bërë atë një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Real Madrid.

Vazquez, i cili është produkt i akademisë së Real Madrid ka kaluar gjithë karrierën e tij te ky klub përveç një huazimi në sezonin 2014-2015 te Espanyol. Ai ka luajtur 402 ndeshje për Los Blancos në të gjitha kompeticionet.

Tifozët e Real Madrid do ta mbajnë mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe për rolin e tij të rëndësishëm në suksese të shumta të klubit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-