Plani i Rritjes mbështetet nga Reform & Growth Facility (RGF), një mekanizëm prej 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, nëpërmjet të cilit vendet partnere kanë hartuar Agjenda Reformash që përfshijnë mbi 600 masa konkrete.
Derimë tani, pagesat paraprake janë disbursuar për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Komisioni inkurajon Kosovën të përshpejtojë procesin e miratimit për të aktivizuar marrëveshjet financiare. Gjithashtu, u mirëprit miratimi i Agjendës së Reformave nga Bosnja dhe Hercegovina.
Investime të reja në energjinë e pastër – deri në 487 milionë euro
Në kuadër të Planit, Komisioni ka propozuar një paketë investimi prej 87.7 milionë euro përmes Këshillit Operacional të WBIF, që pritet të mobilizojë rreth 487.3 milionë euro në investime për energjinë e pastër në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi:
Ndërtim linjash të tensionit të lartë dhe nënstacione në Shqipëri e Mal të Zi
Rehabilitim i hidrocentraleve në Shqipëri dhe Serbi
Integrimi i energjisë diellore në sistemin e ngrohjes në Novi Sad, Serbi
Integrimi gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së
Për të përshpejtuar afrimin me Tregun e Përbashkët të BE-së, partnerët kanë ndërmarrë masa shtesë përtej reformave të RGF:
Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë anëtarësuar në SEPA (Single Euro Payments Area), duke lehtësuar transferimet në euro dhe reduktuar koston e tyre.
Po zbatohet iniciative e “Green Lanes” për të përmirësuar fluksin e mallrave në 11 pikat kufitare më të ngarkuara, me mbështetje financiare nga BE.
Progres i dukshëm në konektivitetin dixhital: janë përzgjedhur 7 qendra inovacioni për mbështetjen e SME-ve, ndërsa mbi 300 bashki kanë aplikuar për programin WiFi4WB – pikat e para të aksesit do të jenë funksionale në tremujorin e fundit të vitit.
Po përforcohet gjithashtu bashkëpunimi në turizëm, mbrojtje të konsumatorit dhe siguri produktesh, duke integruar aktorët rajonalë në struktura evropiane si Komiteti Këshillimor për Turizmin dhe Komisioni Evropian i Udhëtimeve.
Iniciativa Single Market Highway do të forcojë zinxhirët e vlerës ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, përmes afrimit rregullator dhe ndërlidhjes së komuniteteve të biznesit.
Hapat e ardhshëm
Pjesëmarrësit u angazhuan të dyfishojnë përpjekjet për reformat dhe të ndërtojnë konsensus kombëtar, duke rritur transparencën dhe ndërgjegjësimin publik mbi përfitimet konkrete që sjell Plani i Rritjes për qytetarët dhe bizneset.
Komisioni Evropian pritet të përfundojë së shpejti vlerësimin e parë të zbatimit të reformave, pas së cilës do të procedohet me miratimin e disbursimeve për vendet që kanë përmbushur detyrimet.
Plani i Rritjes është një instrument kyç për përshpejtimin e integrimit evropian, duke ofruar përfitime të parakohshme nga anëtarësimi dhe duke hapur rrugën për rritje ekonomike dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente