Një studim i realizuar nga PwC ka nxjerrë në pah se Londra renditet ndër qytetet më të keqija për të jetuar dhe punuar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas "Good Growth for Cities Index" të PwC, i cili mat cilësinë e jetesës në qytetet britanike duke përdorur 12 faktorë të ndryshëm – përfshirë kostot e strehimit, sigurinë, balancën punë-jetë dhe mundësitë për punë – Londra ka marrë rezultate të dobëta në disa nga këto kategori.
Në përfundim të analizës, Londra doli e treta nga fundi, vetëm përpara Bradford dhe Middlesbrough. Nëse jeni të habitur nga kjo, mund të pyesni: "Si mund të jetë Londra kaq e ulët në një listë ku ka kaq shumë mundësi pune dhe zhvillim biznesi?" Pika kryesore që ndikoi në këtë renditje janë problemet me strehimin dhe barazinë e të ardhurave. Po ashtu, qyteti ka shënuar rezultate të dobëta edhe në fushat e sigurisë, bilancit punë-jetë dhe mundësive për punë.
Londrës i ka dalë një tablo kryesisht negative, me shumë "ngjyrë të kuqe" në fushat e rëndësishme, megjithëse ka përparuar në disa aspekte, siç është mbrojtja e mjedisit, ku masat e tilla si ULEZ (Zona me Emisione të Ulëta) po bëjnë efekt.
Nëse mendoni se Londra ka shumë për të ofruar dhe nuk keni ndërmend të largoheni mund të pyesni pse të dhënat flasin ndryshe. Por PwC ka sugjeruar që qytetet si Plymouth në Devon mund të ofrojnë kushte më të mira jetese duke kryesuar listën.
Përkundër këtyre të dhënave, Time Out mendon ndryshe: Londra ka një ngarkesë të pasur kulturorë, ka restorante të shkëlqyera, galeri e muze dhe një jetë të gjallë sociale. Kjo tregon se ndoshta mund të punojmë për të përmirësuar aspektet e tjera, por qyteti vazhdon të mbetet një vend me mundësi të pafundme për të jetuar dhe eksploruar.
Komente