Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy lëkundje tërmeti në vendin tonë, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).
Sipas të dhënave paraprake, në orën 08:59 është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, me epiqendër në zonën e Fushë-Krujës dhe me një thellësi prej 10 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.
Pak minuta më pas, në orën 09:04, një tjetër tërmet është ndjerë në Zall-Herr (Tiranë), me një magnitudë prej 3.8 të shkallës Rihter dhe thellësi 15 km.
Lëkundjet kanë zgjatur për pak sekonda dhe nuk kanë shkaktuar panik apo dëmtime, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës. Deri më tani nuk ka pasur njoftime për pasoja në njerëz apo ndërtesa.
BluTV do të vijojë të informojë për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente