Landfildi i Shërishtes në Vlorë – Procesi i Depozitimit të Mbetjeve Urbane Vazhdon

Landfildi i Shërishtes në Vlorë – Procesi i Depozitimit të Mbetjeve Urbane Vazhdon

Landfildi i Shërishtes në Vlorë vazhdon procesin e depozitimit të mbetjeve urbane, duke u bërë një hap i rëndësishëm në menaxhimin e mbeturinave për qytetin. Aktualisht, është mbushur shtresa e parë e qelizës së parë dhe do të vijojë procesi i hedhjes së dherave për të kaluar në mbushjen e shtresës së dytë të po kësaj qelie.

Mbetjet urbane depozitohen në orare të ndryshme, duke u mbledhur gjatë natës dhe ditës, për t’u depozituar më pas në landfild. Ky landfill ka katër qeliza për depozitimin e mbetjeve urbane dhe është projektuar për një periudhë prej 28 vitesh.

Landfildi i Shërishtes nisi funksionimin në javën e fundit të muajit prill të këtij viti. Aktualisht, është aktive vetëm qeliza e parë, ku vijon depozitimi i mbetjeve. Pasi kjo qelizë të mbushet plotësisht, do të kalojë në funksion edhe qelizat e tjera.

Ky investim është një nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Vlorës, pasi synon të zgjidhë përfundimisht problemin e depozitimit të mbetjeve dhe të krijojë një sistem më të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave urbane.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-