Ky yll korean është fytyra më e re e Gucci

Ky yll korean është fytyra më e re e Gucci

Lee Know, anëtari karizmatik i grupit global Stray Kids është shpallur zyrtarisht ambasadori më i ri i Gucci duke hyrë kështu në radhët e emrave më me ndikim të modës botërore. Me një prani që kombinon finesën, individualitetin dhe stilin e padiskutueshëm, Lee Know është kthyer në fytyrën e re të luksit italian – një përzgjedhje që forcon pozicionin e tij si ikonë globale, jo vetëm në muzikë por edhe në modë.

Që prej debutimit me grupin Stray Kids në vitin 2018, Lee Know është afirmuar si një artist i gjithanshëm dhe i kompletuar – jo vetëm si performues në skenë por edhe si autor tekstesh dhe kompozitor. Aftësitë e tij kanë ndikuar në suksesin e jashtëzakonshëm të grupit, i cili brenda pak vitesh është shndërruar në një prej emrave më të mëdhenj të muzikës globale.

Stray Kids u krijua nga JYP Entertainment përmes një spektakli televiziv me të njëjtin emër në vitin 2017 dhe përbëhet nga tetë anëtarë: I.N, Bang Chan, Changbin, Hyunjin, Han, Felix, Seungmin si dhe Lee Know.

Debutimi zyrtar i grupit erdhi në janar 2018 me publikimin e EP-së së tyre të parë duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të pandalshëm deri më tani . Përveç suksesit muzikor, anëtarët e Stray Kids janë shndërruar edhe në ikona të modës pasi kanë tërhequr vëmendjen e disa prej shtëpive më prestigjioze të modës. Përvec Lee Know së fundmi, I.N është bërë ambasador i Bottega Veneta dhe Damiani ndërsa Bang Chan, Hyunjin dhe Felix janë përzgjedhur nga Fendi, Versace dhe Louis Vuitton respektivisht për bashkëpunime ekskluzive.

Aktualisht, Stray Kids ndodhen në mesin e turit të tyre të tretë botëror të titulluar “DominATE”, i cili nisi në Seul në gusht të vitit të kaluar dhe do të mbyllet më 30 korrik në Itali me një performancë madhështore në Stadio Olimpico në Romë.

Lajmi nga: BLU TV Reports
Media e dytë

Komente

-