Ervis Cukali, një prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Sarandë nga forcat e posaçme “Shqiponja”. 27-vjeçari nga Kamza ishte shpallur në kërkim për më shumë se dy vjet dhe akuzohej për përfshirje në planifikimin e një vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Cukali u kap në momentin që po udhëtonte me një automjet luksoz “Porsche Panamera”, në shoqërinë e dy personave të tjerë. Gjatë kontrollit, njëri prej shokëve të tij, Endri Doku, hodhi në det një çantë ku mbante një pistoletë pa leje dhe tentoi të largohej. Ai u kap më pas nga Policia Kufitare, ndërsa Cukali dhe një tjetër person, Imer Gega, u ndaluan menjëherë.
Ervis Cukali akuzohet për disa vepra penale, duke përfshirë “Mos kallëzimin e krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.
Emri i tij ka dalë në lidhje me disa ngjarje të rënda. Një prej tyre ka ndodhur më 30 gusht 2023, kur Cukali, së bashku me Albi Mecinin dhe Arafat Manërkollin, u kapën në Fier me 21 kg lëndë plasëse, të cilat ishin të lidhura me celular për shpërthim në distancë. Mecini u arrestua në fshatin Vajkan, ndërsa makinat ishin të marrë me qira nga vëllai i tij.
Ky rast hedh dritë mbi rrezikun që përbëjnë personat në kërkim, të cilët mund të lëvizin lirshëm, duke rritur nevojën për një kontroll më të rreptë dhe të vazhdueshëm, veçanërisht në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente