Kur Shqiperia “kishte kellqe” te kundershtonte ruset.  Biseda e Enver-Andropov në Moskë, më 8 nëntor 1960

Kur Shqiperia “kishte kellqe” te kundershtonte ruset. Biseda e Enver-Andropov në Moskë, më 8 nëntor 1960

ENVER HOXHA: Sot më lajmëruan se Hrushovi ka shfaqur dëshirën të takohet me mua nesër në orën 11:00. Unë kisha vendosur t’i përgjigjesha pozitivisht kësaj kërkese, por sot lexova materialin sovjetik, në të cilin Shqipëria nuk figuron si vend socialist.
JURI ANDROPOV: Çfarë materiali është ky? Nuk po ju kuptoj. Tregomëni konkretisht cilin material keni parasysh, ku është thënë kjo?!
ENVER HOXHA: Ky është materiali i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, drejtuar Partisë Komuniste të Kinës. (Është fjala për letrën prej 125 faqesh që Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik i drejtoi më 5 nëntor 1960 Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, në të cilën Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, përveç akuzave kundër Partisë Komuniste të Kinës, injoronte ekzistencën e Republikës Popullore të Shqipërisë si vend socialist dhe denigronte Partinë e Punës të Shqipërisë).
JURI ANDROPOV: Po çfarë lidhje ka kjo? Ajo është letër për Kinën. Ç’lidhje ka Kina me Shqipërinë?
ENVER HOXHA: Dhe kjo i preu përfundimisht rrugët e takimit tim me Hrushovin.
JURI ANDROPOV: Nuk po ju kuptoj. Çfarë është thënë në atë material për ju?
ENVER HOXHA: Lexojeni dhe do ta shihni.
JURI ANDROPOV: Unë e kam lexuar dhe e njoh shumë mirë atë material, pasi kam marrë pjesë vetë në përpunimin e tij. Por deklarata juaj, shoku Enver, është një deklaratë shumë serioze.
ENVER HOXHA: Po, serioze. I thoni Hrushovit se, që të jetë ose të mos jetë Shqipëria vend socialist, këtë nuk e vendos Hrushovi. Këtë e ka vendosur vetë populli shqiptar me luftërat e tij, me gjakun e tij. Këtë e ka vendosur Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ka ecur dhe do të ecë në rrugën marksiste-leniniste.
JURI ANDROPOV: Unë nuk ju kuptoj, shoku Enver. Ai është një material për Kinën, ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë?
ENVER HOXHA: Unë flas për atdheun tim, për popullin tim, për vendin tim.
JURI ANDROPOV: Kjo është një deklaratë shumë serioze dhe për këtë unë vetëm mund të shfaq keqardhjen.
ENVER HOXHA: Ne do të kemi mbledhjen e partive, atje Partia jonë do të shfaqë mendimin e vet. Ja kështu, mirupafshim!
Biseda e delegacionit të PPSH-së me përfaqësuesit e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik: Mikojanin, Kozllovin, Susllovin, Pospjellovin, Andropovin
Moskë, 10 nëntor 1960
Këtë takim me delegacionin e PPSH-së, i cili ishte në Moskë për të marrë pjesë në mbledhjen e famshme të 81 partive, e kërkuan udhëheqësit sovjetikë, me qëllim që të bindnin delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, për të mos ngritur në mbledhjen e 81 partive çështjet për të cilat PPSH-ja nuk ishte dakord me ta, e veçanërisht me veprimet e tyre ndaj vendit tonë pas Mbledhjes së Bukureshtit.
I pari e mori fjalën Mikojani, i cili, duke shprehur keqardhjen për mosmarrëveshjet që kanë lindur midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe PPSH-së, akuzon këtë të fundit se ishte shkaktare e mosmarrëveshjeve, pasi nuk ushqente më ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik atë besim që ushqente më parë.
Këto deklarata vinin pas pretendimeve të rusëve se oficerët tanë nuk ishin sjellë mirë me oficerët sovjetikë në bazën ushtarake detare në Vlorë, ndaj dhe sovjetikët pyesnin se mos Shqipëria donte të dilte nga Traktati i Varshavës.
Po ashtu, thuhej se udhëheqja sovjetike dëshironte zgjidhjen e këtyre keqkuptimeve në rrugë të drejtë. Mikojani i kërkoi Hoxhës që ai t’i thoshte se ku sovjetikët i kishin gabimet dhe nga kjo, atyre nuk u ngelej qejfi dhe se kjo ndodhte kur shqiptarët bisedonin prapa shpine.
ENVER HOXHA: Na thoni kur dhe ku ne kemi biseduar prapa shpine kundër jush? Ne shqiptarët e kemi zakon, asnjëherë nuk bisedojmë prapa shpine. Lidhur me bazën ushtarake të Vlorës, s’është e vërtetë ajo që thatë.
Atje ekziston një miqësi e ngushtë midis marinarëve dhe oficerëve sovjetikë e shqiptarë. Kështu ka qenë deri në Mbledhjen e Bukureshtit dhe nga ana jonë, kështu vazhdon të jetë edhe tani.
Komiteti Qendror i Partisë sonë, u ka dhënë udhëzime njerëzve tanë për të mbajtur në bazë qëndrim korrekt ndaj njerëzve sovjetikë. Por, disa nga marinarët tuaj edhe kanë goditur marinarët tanë.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës Popullore të Shqipërisë, ka udhëzuar që këto gjëra të rregullohen nëpërmjet organizatave bazë të Partisë. Ka ngjarë diçka me një oficerin tonë të marinës dhe një kundëradmirali sovjetik, të ardhur nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte.
Në mënyrë jo të drejtë, ai kishte kapur një oficerin tonë, shok i mirë që ka studiuar në Bashkimin Sovjetik, dhe i kishte kërkuar që ai t’i tregonte se ç’u vendos në Plenumin e Komitetit Qendror, pasi, ai thoshte se për këtë do të mbante leksione në Sevastopol, pasi atje do ta pyesnin. Oficeri ynë iu përgjigj se komunikata e Plenumit të Komitetit Qendror ishte botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, më 9 shtator 1960.
Më pas oficeri ynë i raportoi komandantit të tij. Shokët tuaj i hoqën veshin kundëradmiralit, ai kërkoi ndjesë dhe gjithçka u rregullua. Lidhur me marrjen në dorëzim të nëndetëseve, ushtarakët tanë 2 vjet e gjysmë mësuan dhe u përgatitën në Sevastopol, u dalluan në qitje. Shtabi dhe marinarët tanë ishin përgatitur të prisnin në mënyrë solemne nëndetëset.
Në shtabin tonë është një kundëradmiral sovjetik, ne nuk e dimë ç’është ai, por kundëradmiral ai s’është. Ai tha se nëndetëset nuk mund t’ju dorëzohen, sepse nuk jemi gjoja të përgatitur. Shokët e Ministrisë së Mbrojtjes iu përgjigjën se, si është e mundur një gjë e tillë, në qoftë se duhet që ushtarakët tanë të mësojnë edhe disa muaj, mund të na e thoni.
Por vetë shtabi sovjetik ka thënë se ekuipazhet shqiptare janë të përgatitura.
Na u tha pastaj se erdhi dimri, deti ka dallgë të mëdha, shokët tanë erdhën këtu në admiraliatin tuaj, e shtruan problemin dhe morën përgjigjen, se nëndetëset do t’ju dorëzoheshin.
Por, përsëri erdhi urdhër prej njerëzve tuaj, të mos na jepen. Kur ishim në Tiranë, Ministria jonë e Mbrojtjes i bëri një letër Gorshkovit, i shpjegoi çështjen shoqërisht, kështu si jua përshkrova. Në letër thuhet se, në qoftë se duhen edhe disa muaj për përgatitjen e ushtarakëve tanë, mund të na e thoni. Por nuk është këtu arsyeja.
MIKOJANI: Po ku është arsyeja?
ENVER HOXHA: Këtë duhet të na e thoni ju. Por nuk është kjo çështja kryesore. Le të vijmë tani te çështja e daljes nga Traktati i Varshavës, meqë në fillim folët lidhur me këtë gjë.
MIKOJANI: Jo, por krijohet përshtypja.
ENVER HOXHA: Si krijohet përshtypja, në bazë të të dhënave të një farë kundëradmirali?! Le ta shohim këtë çështje se ka gjëra më serioze.
MIKOJANI: Ashtu?! Ne nuk dimë gjë.
ENVER HOXHA: Si nuk e dini? Në qoftë se është ashtu, nuk është mirë që Komiteti juaj Qendror nuk ka dijeni. E dini se ne na kanë kërcënuar të na përjashtojnë nga Traktati i Varshavës? Këtë e ka bërë Greçko.
MIKOJANI: Ne s’dimë gjë, na e thoni.
ENVER HOXHA: Do t’jua themi dhe me forcë, se është çështje parimore. Dy mareshalët tuaj, Malinovski dhe Greçko, e kanë thënë një gjë të tillë. Ju duhet ta dini.
HYSNI KAPO: Në datën 22 tetor, unë ia kam thënë këtë Poljanskit.
MIKOJANI: Ju mund të mos më besoni, por unë nuk e di.
ENVER HOXHA: Nëse e shtroni çështjen kështu, se nuk dini gjë, duhet t’ju kujtojmë se katër muaj më parë, ju kemi shkruar lidhur me ambasadorin. Përse nuk përdorët praktikën leniniste të partisë suaj, e të na përgjigjeshit?
KOZLLOVI: Ne do t’ju dërgojmë një ambasador tjetër.
ENVER HOXHA: Tani thoni kështu, por pse s’na keni shkruar? Ne ju kemi shkruar 4 muaj më parë, por përgjigje s’kemi marrë.
MIKOJANI: Kemi bërë mirë që nuk ju kemi kthyer përgjigje, sepse ka 15 vjet që ambasadorët tanë shkojnë e pyesin nëpër komitetet e partive, kështu ka qenë edhe në Shqipëri. A mos është ndërhyrje nga ana e ambasadorit tonë që të pyesë kryetarin e Komisionit të Revizionimit se ç’ndodhi në Plenum?
ENVER HOXHA: Është ndërhyrje dhe krejt e palejueshme. Unë mund të them se në vendin tonë nuk ka pasur gjë të fshehtë për njerëzit sovjetikë. Ka 16 vjet që kemi ndjekur praktikën që për vendimet dhe dokumentet me rëndësi të Komitetit Qendror të Partisë sonë, ose të qeverisë, ne ju kemi vënë në dijeni. Përse e kemi bërë këtë? Sepse ne kemi qenë të sinqertë, të çiltër me Bashkimin Sovjetik dhe me Partinë Komuniste të tij. Ju s’keni të drejtë ta akuzoni Partinë tonë se është sjellë keq ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Me shokët sovjetikë, që nga ambasadori e deri te specialisti më i thjeshtë, ne kemi qenë shumë të lidhur. Të gjitha dyert ishin të hapura për ta.
MIKOJANI, SUSLLOVI: Tamam, ashtu është.
ENVER HOXHA: Ne mendojmë se s’mund të ketë parti tjetër që të jetë sjellë kështu ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Përse e kemi bërë këtë? Sepse Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e kemi konsideruar si partinë që nën udhëheqjen e Leninit bëri Revolucionin e madh Socialist dhe hapi e para rrugën drejt socializmit e komunizmit.
Para Bukureshtit ne kemi pasur mosmarrëveshje, ne do t’i themi ato, si për shembull lidhur me revizionizmin jugosllav. Por ne kemi vepruar në mënyrë të tillë që jashtë të mos kuptohej asgjë. Përse u prishën marrëdhëniet pas Bukureshtit?
Ç’thamë ne në Bukuresht? Ne shfaqëm qëndrimin tonë duke thënë se mosmarrëveshjet që u parashtruan në Mbledhjen e Bukureshtit nga Hrushovi, janë mosmarrëveshje që kanë lindur midis Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Partisë Komuniste të Kinës, dhe që për këto, Partia e Punës e Shqipërisë rezervon të drejtën të shfaqë mendimin e saj në Mbledhjen e Moskës. Atëherë, pse u sulmua Partia jonë?
Ne s’jemi dakord me Bukureshtin, por ne nuk bëmë ndonjë gjë që të ndryshonte njëqind për qind qëndrimi juaj ndaj nesh. Në radhë të parë, ambasadori juaj u soll në mënyrë të poshtër. Ne e donim atë. Pas Bukureshtit dhe veçanërisht pas kthimit të tij nga Moska, ai filloi të na sulmojë dhe u soll me përbuzje ndaj nesh.
MIKOJANI: Ju mund të mos më besoni, por unë nuk e di.
ENVER HOXHA: Nëse e shtroni çështjen kështu, se nuk dini gjë, duhet t’ju kujtojmë se katër muaj më parë, ju kemi shkruar lidhur me ambasadorin. Përse nuk përdorët praktikën leniniste të partisë suaj e, të na përgjigjeshit?
KOZLLOVI: Ne do t’ju dërgojmë një ambasador tjetër.
ENVER HOXHA: Tani thoni kështu, por pse s’na keni shkruar? Ne ju kemi shkruar 4 muaj më parë, por përgjigje s’kemi marrë.
MIKOJANI: Kemi bërë mirë që nuk ju përgjigjëm, sepse ka 15 vjet që ambasadorët tanë shkojnë e pyesin nëpër komitetet e partive, kështu ka qenë edhe në Shqipëri. A mos është ndërhyrje nga ana e ambasadorit tonë, që të pyesë kryetarin e Komisionit të Revizionimit, se ç’ndodhi në Plenum?
ENVER HOXHA: Është ndërhyrje dhe krejt e palejueshme. Unë mund të them se në vendin tonë nuk ka pasur gjë të fshehtë për njerëzit sovjetikë. Ka 16 vjet që kemi ndjekur praktikën, që për vendimet dhe dokumentet me rëndësi të Komitetit Qendror të Partisë sonë, ose të qeverisë, ne ju kemi vënë në dijeni.
Përse e kemi bërë këtë? Sepse ne kemi qenë të sinqertë, të çiltër me Bashkimin Sovjetik dhe me Partinë Komuniste të tij. Ju s’keni të drejtë ta akuzoni Partinë tonë, se është sjellur keq ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Me shokët sovjetikë, që nga ambasadori e deri te specialisti më i thjeshtë, ne kemi qenë shumë të lidhur. Të gjitha dyert ishin të hapura për ta.
MIKOJANI, SUSLLOVI: Tamam, ashtu është.
ENVER HOXHA: Ne mendojmë se nuk mund të ketë parti tjetër që të jetë sjellë kështu ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Pse e kemi bërë këtë? Sepse Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik e kemi konsideruar si partinë që, nën udhëheqjen e Leninit, bëri Revolucionin e Madh Socialist dhe hapi e para rrugën drejt socializmit dhe komunizmit.
Ne kemi pasur gjithmonë përkrahje për politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu kemi qenë të mendimit se përçarja e lëvizjes komuniste botërore do të ishte fatale. Në këtë kuadër, edhe për çështjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë, ne kemi qenë të shqetësuar për kthimin e politikës suaj në një drejtim që ne e konsiderojmë revizionist.
Në Mbledhjen e Bukureshtit ne nuk ndërmorëm sulme, por vetëm thamë se do të mbajmë qëndrimin tonë në mbledhjen e Moskës. Dhe pas kësaj, ndaj nesh filluan sulmet dhe qëndrimi armiqësor.
MIKOJANI: Ju nuk e kuptoni situatën ndërkombëtare dhe për këtë mbani qëndrime të ngurta. Me Kinën, ne kemi çështje të rëndësishme ideologjike. Partia Komuniste e Kinës ka gabuar rëndë në qasjen e saj ndaj Bashkimit Sovjetik dhe ne prisnim që PPSH të mbështeste partinë tonë.
ENVER HOXHA: Ne nuk jemi instrument në dorën e askujt. Ne jemi një parti marksiste-leniniste, dhe nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona sovrane si parti dhe si vend. Nëse ka mosmarrëveshje ideologjike midis jush dhe Kinës, atëherë le të diskutohen hapur, por jo përmes presionit ndaj nesh.
Ne nuk do të lejojmë të trajtohemi si një satelit. Në marrëdhëniet tona nuk ka vend për arrogancë dhe diktim. Ne nuk jemi as kundër jush, por as për t’ju ndjekur verbërisht.
KOZLLOVI: Po për çështjen e Traktatit të Varshavës? A ka Shqipëria qëllim të dalë prej tij?
ENVER HOXHA: Jo, por jemi të shqetësuar për mënyrën se si është shfaqur arroganca ushtarake sovjetike. E thashë më parë, Greçko dhe Malinovski kanë folur për përjashtimin e Shqipërisë. Ky është kërcënim i hapur dhe jo sjellje shoqërore mes aleatësh.
HYSNI KAPO: Dhe këtë ua kemi thënë dhe zyrtarëve tuaj. Nuk ka pasur kurrë nga ana jonë asnjë shprehje për dalje nga Traktati i Varshavës. Po nëse trajtohemi si armiq, atëherë ç’vlerë ka anëtarësia?
SUSLLOVI: Por pse ju e përkrahni Kinën në çdo rast?
ENVER HOXHA: Ne nuk jemi as në anën e Kinës, as në anën tuaj, kur bëhet fjalë për debate ideologjike që nuk janë diskutuar në mënyrë kolegjiale. Por në parim, ne jemi kundër revizionizmit dhe kundër arrogancës politike që mohon sovranitetin e partive të vogla. Ne do të flasim në mbledhjen e 81 partive dhe do të themi të vërtetat tona. Nuk ka frikë nga përballja me të vërtetën.
MIKOJANI: Ne nuk presim që në mbledhjen e Moskës të ketë tone të ashpra. Nuk është vendi për t’u bërë përçarës.
ENVER HOXHA: Ne nuk jemi për përçarje, por për unitet mbi baza parimore. Nëse heshtim për çështje të mëdha, atëherë ne bëhemi bashkëfajtorë për ndarje të mëvonshme. Ne do të themi qëndrimet tona hapur dhe me përgjegjësi.
MIKOJANI: Atëherë, nuk kemi çfarë të shtojmë.
ENVER HOXHA: Dhe ne nuk kemi ç’të tërheqim mbrapsht. Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj të socializmit, pa ndërhyrje dhe pa diktim.

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-