Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Kryeministri Rama: “Të alarmuarit” të shmangin diellin, drafti është për konsultim publik

Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Kryeministri Rama: “Të alarmuarit” të shmangin diellin, drafti është për konsultim publik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas valës së kritikave dhe kundërshtimeve që ka shoqëruar prezantimin e draftit të ri të Kodit Penal.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh me tone ironike ndaj kritikëve, duke thënë se “të alarmuarit” duhet të kujdesen të mos ekspozohen shumë në diell. Ai theksoi se dokumenti është hartuar nga ekspertë të fushës dhe është prezantuar për të mbledhur opinione dhe sugjerime, në një proces që, sipas tij, është demokratik dhe transparent.
“Në një vend të lirë si Shqipëria, problemi nuk qëndron te regjimi apo te drafti i ri, por tek ata që përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj,” u shpreh Rama.
Ai rikujtoi se drafti i plotë i Kodit të ri Penal nuk është dorëzuar për votim, por do të kalojë më parë në një proces konsultimi me institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Sipas tij, miratimi përfundimtar do të ndodhë vetëm pasi dokumenti të marrë edhe dritën jeshile nga partnerët evropianë.
Reagimi vjen në një kohë kur përmbajtja e draftit ka ngritur shqetësime në opinionin publik, veçanërisht për nenet që lidhen me kufizimin e fjalës së lirë dhe dënimet për shpifje në media dhe rrjete sociale.

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-