Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se përballja me zjarret ka qenë një sfidë e madhe edhe për zonat e mbrojtura të vendit, ku janë angazhuar të gjitha strukturat shtetërore dhe qindra vullnetarë për shuarjen e flakëve dhe ndihmën ndaj banorëve.
Kumbaro shprehu mirënjohje për specialistët e 12 Administratave Rajonale të Zonave të Mbrojtura, të cilët, sipas saj, kanë qenë në vijën e parë të përballjes me zjarret gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit.
Ministrja u bëri thirrje banorëve të zonave të mbrojtura të tregojnë kujdes maksimal dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 34 vatra aktive, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.
Komente