Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një kompleksi rezidencial me 17 kulla të larta, të quajtur Albora’s Lake, në afërsi të Liqenit të Farkës.
Kompania ndërtuese, Lion Construction, është në pronësi të biznesmenëve Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina, dhe synon të krijojë një kompleks të madh që do të ndryshojë pamjen e zonës. Fotoja e maketit të projektit tregon një masiv betonizimi që ka ngritur shqetësime për mjedisin dhe ndikimet e mundshme të tij në natyrën përreth.
Ky projekt është një nga më të mëdhenjtë që është miratuar ndonjëherë në Tiranë, me përmasa që mund të jenë të jashtëzakonshme për një qytet me një popullsi si ajo e kryeqytetit.
Projekti i ri është më shumë se një thjesht ndërtim është një sfidë për ekosistemin dhe cilësinë e jetës në Tiranë. Me rritjen e ndërtimeve të larta, qyteti është duke humbur hapësirat e tij të gjelbra, që janë kaq të rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik të qytetarëve.
Po si do të ndikojë ky kompleks i ri në ajrin dhe klimën e qytetit? A janë të gatshëm qytetarët dhe autoritetet për t’u përballur me këto ndryshime?
Komente