Kryetarja merr telefonin, Edi Rama nervozohet teksa flet: “Zot i madh… kur nuk të lashë atje në fund!” I kthehet Juliana Memaj e Dimalit: “Po kam 4 kalamaj”

Kryetarja merr telefonin, Edi Rama nervozohet teksa flet: “Zot i madh… kur nuk të lashë atje në fund!” I kthehet Juliana Memaj e Dimalit: “Po kam 4 kalamaj”

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja socialiste e Dimalit, Juliana Memaj, janë përfshirë në një shkëmbim të shkurtër replikash në nisje të takimit të kreut të qeverisë me kryebashkiakët e të gjithë Shqipërisë.

Teksa bënte prezantimin, Rama ka parë në radhën e parë të kryebashkiakëve Juliana Memën e Dimalit, e cila kishte marrë në dorë celularin. Reagimi i tij ishte fillimisht disi i ashpër, por kur kryebashkiakja i tregoi arsyen, Rama ndryshoi menjëherë rrjedhën e bisedës, duke e shoqëruar me humor.

Kryebashkiakja i tha se është nënë me katër fëmijë dhe, siç duket, kishte pasur një arsye të justifikuar përse kishte marrë në dorë celularin.

Edi Rama: Unë për këtë thashë hajde në radhën e parë, që të bësh komunikime telefonike, se unë e di që t’i ke shumë ngarkesa, po… prandaj ishe ulur në fund.

Juliana Memaj: Kam 4 kalamaj.

Edi Rama: Ja, filloi. Ne të tjerët që s’kemi 4 kalamaj nuk duhet ta prekim telefonin, kush është me 4 kalamaj duhet të rrijë në telefon.

– Kryetarja e Bashkisë Dimal thotë diçka, por nuk kuptohet sepse nuk ka mikrofon –

Edi Rama: Ok, mirë, dakord. Se mos dukem dhe unë sikur jam kundër kujdesit për kalamajt. Zot i madh… kështu është kur nuk nxjerr mësime. Unë nuk nxjerr mësime në raport me ty; në vend që të të kisha lënë atje në fund, të thashë hajde këtu përpara.

Lajmi nga: Efrosina Papa
Efrosina Papa

Efrosina Papa

Efrosina Papa, gazetare me një karrierë 26-vjeçare në median e Vlorës, është një zë i dalluar i informimit lokal, që ka ndërtuar me përkushtim urën mes qytetarëve dhe ngjarjeve të ditës. Ajo është e njohur për pasqyrimin e drejtë dhe të ndershëm të realitetit, me vëmendje të veçantë ndaj historive njerëzore dhe figurave punëtore të komunitetit.

Komente

-