Kryepeshkop Joani pret delegacionin e Kishës Ruse - Në qendër paqja në Ukrainë

Kryepeshkop Joani pret delegacionin e Kishës Ruse - Në qendër paqja në Ukrainë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, priti një ditë më parë një delegacion të Kishës Orthodhokse të Rusisë, të kryesuar nga Hirësia e Tij Andoni, Mitropoliti i VoloKolamskut, Kryetar i Departamentit për Marrëdhënie të Jashtme të Kishës Ruse.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Protopresviteri Nikolaj Balashov dhe Protopresviteri Igor Jakimçuk. Nga ana e Kishës së Shqipërisë, në takim morën pjesë Mitropoliti i Elbasanit Andoni, Mitropoliti i Amantias Nathanaili dhe Episkopi i Krujës Anastasi.

Gjatë bisedimeve u trajtuan marrëdhëniet ndërorthodhokse dhe çështje që lidhen me dëshminë e Orthodhoksisë në botën e sotme. Një vend të veçantë zuri diskutimi mbi situatën në Ukrainë, ku u theksua rëndësia e lutjes, dialogut dhe përpjekjeve të vazhdueshme për arritjen e paqes.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kishave dhe përballimin e sfidave që ka para vetes bota e sotme.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-