Kryeministri Rama në Fier - Dorëheqje në grup për drejtuesit lokalë, paralajmërohen shkarkime

Kryeministri Rama në Fier - Dorëheqje në grup për drejtuesit lokalë, paralajmërohen shkarkime

Fier, 8 Korrik 2025 – Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Fier, ku zhvilloi një takim të rëndësishëm me drejtuesit lokalë të institucioneve dhe përfaqësues të Bashkisë. Sipas burimeve ekskluzive për B LuTV, kreu i qeverisë ka kërkuar dorëheqjen në grup të të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale, dy nënkryetarëve të bashkisë dhe disa krerëve të departamenteve.

Burime të brendshme konfirmojnë se ndonëse dorëheqjet do të paraqiten kolektivisht, jo të gjithë do të shkarkohen nga detyra. Vlerësimi do të bëhet individualisht dhe do të bazohet në performancën në punë.

Gjatë takimit, kryeministri është shprehur me tone të ashpra për situatën në qytet, duke e konsideruar të papranueshme zaptimin e hapësirave publike, mungesën e pastërtisë dhe mosrespektimin e qytetarëve nga ana e administratës.

“Qytetarët na kanë besuar me votë. Ky besim duhet të përkthehet në respekt dhe shërbim ndaj tyre,” – është shprehur Rama.

Vala e shkarkimeve pritet të jetë e thellë dhe pa përjashtime, ndërsa në fokus të qeverisë mbetet rritja e përgjegjshmërisë në administratën vendore dhe rikthimi i standardeve në shërbim të komunitetit.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-