Kredi të buta për bujqësinë, Denaj: Financim me interes vetëm 2%, mbështetje për prodhimin “Made in Albania”

Kredi të buta për bujqësinë, Denaj: Financim me interes vetëm 2%, mbështetje për prodhimin “Made in Albania”

Fermeri Gëzim Beshi në Çermë të Sipërme, Lushnjë, kultivon perime në serra në një sipërfaqe prej 20 dynymësh, duke garantuar prodhim cilësor që shkon kryesisht për eksport. Ai përfaqëson një nga modelet e reja të bujqësisë moderne që po mbështeten nga programet shtetërore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka ndarë në rrjete sociale shembullin e tij si një histori suksesi, që tregon sesi fermerët po kontribuojnë në rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e ekonomisë rurale.

“Aktiviteti i tij kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ekonomisë bujqësore lokale, duke gjeneruar të ardhura dhe krijuar vende pune në zonë,” theksoi Denaj.

Ministrja bëri të ditur se përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, fermerët si Gëzimi mund të përfitojnë mbështetje konkrete, që përfshin 50% grant dhe kredi të buta me interes vetëm 2%, të kombinuara me garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit.

Synimi është zgjerimi i prodhimit dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore shqiptare, duke rritur praninë e tyre si produkte “Made in Albania” në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-