Kosovë – Mbyllet afati për deklarimin e koalicioneve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë – Mbyllet afati për deklarimin e koalicioneve në zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Prishtinë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar për përmbylljen e afatit ligjor për deklarimin e koalicioneve zgjedhore dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025, për kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale.

Gjatë periudhës 15-ditore (9–23 qershor), në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike janë paraqitur dy koalicione:
“Koalicija Vakat”, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV)
Koalicioni “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, që do të garojë vetëm në komunën e Prizrenit

Ndërkohë, pesë parti politike kanë njoftuar zyrtarisht mospjesëmarrjen në këto zgjedhje:
– Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD)
– Partia Demokratike e Diasporës (PDD)
– Partia e Drejtësisë (PD)
– Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP)
– Partia Balliste (PB)

KQZ bëri të ditur gjithashtu se më 26 qershor 2025 do të hapet afati për aplikimin për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për të gjitha subjektet që synojnë të marrin pjesë në garën elektorale.

BluTV do të vijojë pasqyrimin e të gjitha zhvillimeve në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-