Depozita e mbeturinave të rrezikshme në Francë kërcënon burimin më të madh të ujit në Evropë

Depozita e mbeturinave të rrezikshme në Francë kërcënon burimin më të madh të ujit në Evropë

Mbi 42,000 ton mbeturina të rrezikshme janë varrosur thellë nën një nga burimet më të rëndësishme të ujit nëntokësor në Evropë, në qytetin Wittelsheim, në rajonin Alsace të Francës. Autoritetet franceze vendosën në qershor të mbyllin përfundimisht mbeturinat e minierës së dikurshme Stocamine, duke argumentuar se nuk kishte mjaftueshëm kohë për t'i hequr ato në mënyrë të sigurt. Por shkencëtarët dhe grupet mbrojtëse të mjedisit kundërshtojnë ashpër këtë vendim, duke shprehur shqetësim se kimikatet mund të depërtojnë në furnizimin me ujë të akuiferit të Rinit të Sipërm, një nga burimet më të rëndësishme të ujit në Evropë.

Miniera Stocamine e cila ndodhet 500 metra nën tokë dhe përmban 125 kilometra tunele, ka shërbyer për ruajtjen e mbeturinave të rrezikshme për më shumë se 25 vjet. Ndërsa një gjykatë e Strasburgut ka vendosur që të mbyllet përfundimisht depozita e mbeturinave për shkak të rrezikut nga përkeqësimi i strukturës së tuneleve, ekspertët paralajmërojnë për mundësinë që kimikatet të depërtojnë dhe të kontaminojnë ujërat nëntokësorë.

Geologu zviceran Marcos Buser, i cili udhëhoqi studimet për të ardhmen e depozitimit të mbeturinave në Stocamine, parashikon se në rast se uji depërton në tunel, ndotja mund të përhapet në një sipërfaqe prej disa kilometrash dhe të mbetet aty për dekada. Sipas tij, është ende e mundur që të hiqen kimikatet por ai beson se autoritetet franceze nuk duan ta bëjnë këtë për shkak të mbetjeve kimike të padeklaruara që ndodhen në minierë.

Grupet mjedisore si Alsace Nature dhe Collectivité européenne d'Alsace (CEA) kanë apeluar vendimin e gjykatës dhe kanë kërkuar që mbeturinat të hiqen nga vendi duke paralajmëruar se pasojat e mbylljes përfundimtare mund të kenë pasoja të mëdha për cilësinë e ujit dhe mjedisin në përgjithësi duke ndikuar jo vetëm Francën por edhe shtetet fqinje si Zvicra dhe Gjermania.

Kjo çështje ka bërë që autoritetet dhe grupe të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit të kërkojnë një zgjidhje përfundimtare duke theksuar se ruajtja e shëndetit të mjedisit dhe mbrojtja e burimeve të ujit për miliona njerëz duhet të jenë prioritet kryesor.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-