Koreja e Jugut tejkalon SHBA-në në eksportet e kozmetikës – Renditet pas Francës në nivel global

Koreja e Jugut tejkalon SHBA-në në eksportet e kozmetikës – Renditet pas Francës në nivel global

Industria e bukurisë në Korenë e Jugut ka shënuar një tjetër sukses të madh në skenën globale. Për herë të parë, eksportet koreane të kozmetikës kanë kaluar ato të Shteteve të Bashkuara, duke e renditur vendin aziatik në vendet e para të botës, pas vetëm Francës, lider i konsoliduar i tregut.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Tregtisë Ndërkombëtare të Koresë (KITA), gjatë periudhës janar-prill 2025, Koreja eksportoi produkte kozmetike me vlerë 3.61 miliardë dollarë, duke lënë pas SHBA-në me 3.57 miliardë dollarë.

Ky është një moment historik për industrinë e ''K-Beauty'' e cila vijon të zgjerojë ndikimin në të gjitha kontinentet – përfshirë edhe Shqipërinë, ku produktet koreane të kujdesit për lëkurën dhe bukurisë janë gjithnjë e më të kërkuara, sidomos nga të rinjtë.

Eksportet koreane në rritje të vazhdueshme
Krahasuar me një vit më parë, rritja është e dukshme. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, eksportet e Koresë kapën shifrën e 2.58 miliardë dollarëve, duke mbetur pas SHBA-së me 2.72 miliardë dollarë, por me një ritëm të vrullshëm që vazhdoi edhe në muajt në vijim:

Janar: $750.8 milion

Shkurt: $885.9 milion

Mars: $939.9 milion

Prill: $1.03 miliard

Në vitin 2024, eksportet totale të Koresë në këtë sektor ishin 10.3 miliardë dollarë duke tejkaluar Gjermaninë dhe duke u renditur të tretat globalisht. Ndërsa SHBA dhe Franca patën rritje respektive prej 1.1% dhe 6.3%, Koreja shënoi një rritje prej 20.3%, duke reflektuar fuqinë në rritje të markave koreane të bukurisë.

Zgjerim i fuqishëm në tregjet e reja
K-Beauty po depërton me sukses edhe në tregjet e reja në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Vetëm nga janari deri në maj, eksportet drejt Polonisë u rritën me 121%, duke arritur në $111.8 milion nga $50.4 milion një vit më parë. Ndërkohë, eksportet drejt Emirateve të Bashkuara Arabe u rritën me 74%, duke kapur shifrën e $99.3 milion.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-