Kontrolle të Pandërprera në Vlorë -  Procedime për Pushtimin e Hapësirave Publike për Parkim Privat

Kontrolle të Pandërprera në Vlorë - Procedime për Pushtimin e Hapësirave Publike për Parkim Privat

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon angazhimin për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë realizuar kontrolle të vazhdueshme në terren për të liruar hapësirat publike që po shfrytëzoheshin pa leje. Gjatë kontrolleve të fundit, në lagjen “Pavarësia 2” u identifikua një rast, ku një hapësirë publike ishte rrethuar dhe po përdorej si parkim privat për hotelin e një shtetasi.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit P. Xh., 66 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet që ishin parkur në këtë hapësirë janë larguar, për të mundësuar lirimin e hapësirës publike dhe rikthimin e saj për përdorim të gjithsecilit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë thekson se do të vazhdojë të mbetet e angazhuar në luftën kundër abuzimeve me hapësirat publike dhe se nuk do të tolerojë asnjë rast të shfrytëzimit të tyre në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast të tillë duke kontaktuar numrin 112.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-