Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier – Dyshohet për borxh ndaj shtetit

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier – Dyshohet për borxh ndaj shtetit

Një aksion i papritur është zhvilluar mesditën e sotme (2 korrik) në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon prej vitesh në fushën e nxjerrjes së naftës në zonën e Marinzës.

Disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja u panë të parkuara jashtë godinës, ndërsa brenda ambienteve të rrethimit ndodhej një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për BluTV se kontrolli dyshohet të jetë i lidhur me detyrime të papaguara nga kompania ndaj shtetit, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet apo vetë kompania për arsyet e ndërhyrjes.

“Bankers Petroleum” është përballur më parë me akuza nga Drejtoria e Tatimeve për moslikuidimin e detyrimeve fiskale, ndaj si administratës tatimore ashtu edhe asaj doganore.

Kompania është kritikuar vazhdimisht edhe për ndikimin negativ në mjedis, përfshirë ndotjen e ajrit dhe tokës si pasojë e aktivitetit të saj naftënxjerrës në zonën e Marinzës – një shqetësim i përsëritur nga komuniteti dhe organizatat mjedisore lokale.

BluTV do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe do të sjellë të rejat më të fundit mbi këtë çështje.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-