Konflikte dhe dhunë në Vlorë e Sarandë – disa persona procedohen penalisht, një shpallet në kërkim

Konflikte dhe dhunë në Vlorë e Sarandë – disa persona procedohen penalisht, një shpallet në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. M., 41 vjeç (alias L. S.), banues në Vlorë. Sipas hetimeve, më datë 17.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në fytyrë shtetasin E. L., 40 vjeç, me një send të fortë të dyshuar si armë zjarri (pistoletë).

Ndërkohë, edhe në Sarandë janë evidentuar disa konflikte dhe ngjarje të dhunshme për të cilat janë proceduar penalisht disa shtetas:

A. K., 48 vjeçe, banuese në Sarandë, e proceduar për kërcënim dhe fyerje ndaj shtetasit E. D., 23 vjeç, gjatë një konflikti të çastit në shëtitoren e qytetit.

A. H., 42 vjeç, G. T., 38 vjeç, G. H., 32 vjeç dhe E. Sh., 25 vjeç, të cilët më 16.06.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. M., 28 vjeç, banues në fshatin Blerimas.

C. K., 74 vjeçe, banuese në Athinë, Greqi, dhe M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, u konfliktuan mes tyre për motive pronësie.

Për të gjitha rastet, materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme hetimore.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-