Kombëtarja e futbollit U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Italisë në muajin gusht. Kuqezinjtë do të ndeshen me “axurrët” në qendrën sportive “Coverciano” më 12 dhe 14 gusht.
Këto dy miqësore do të shërbejnë si provat e para për trajnerin e ri të Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, i cili do të testojë lojtarët e grumbulluar dhe do të vlerësojë përgatitjen e grupit për sfidat e ardhshme.
Takimi i parë do të luhet më 12 gusht në orën 18:00, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 14 gusht në orën 11:00.
Këto ndeshje miqësore janë pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian “Estonia 2026”. Kombëtarja shqiptare U-17 ndodhet në Grupin 8, ku do të përballet me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin.
Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu kualifikues do të zhvillohen në Kroaci, në datat 11, 14 dhe 17 nëntor 2025.
Komente