Kodi i Ri Penal - 2 Vite Burg për Ata që Lëvizin me Makina pa Kolaudim

Kodi i Ri Penal - 2 Vite Burg për Ata që Lëvizin me Makina pa Kolaudim

Në kuadër të diskutimeve që do të zhvillohen në sesionin e ri parlamentar të shtatorit, Ministria e Drejtësisë ka prezantuar Kodin e ri Penal, që sjell ndryshime të rëndësishme, përfshirë ndëshkimin për moskryerjen e kontrollit teknik të mjeteve motorike.

Sipas një prej neneve të draftit të ri të Kodit të Penal, moskryerja e kontrollit teknik të mjeteve motorike, apo kryerja e tij në kundërshtim me ligjin, do të konsiderohet kundërvajtje penale. Ky veprim do të dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet, në rastet kur mjetet kanë krijuar ose mund të krijojnë rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve gjatë qarkullimit rrugor, apo kur kanë ndikuar në ndotjen e ambientit përtej normave të lejuara.

Ministria e Drejtësisë thekson se kjo masë ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit, duke ndihmuar në reduktimin e rreziqeve që mund të shkaktohen nga mjetet që nuk janë të kolauduara sipas standardeve ligjore.

Ky ndryshim i ri do të jetë pjesë e diskutimeve në parlament dhe pritet të kalojë si një pjesë e rëndësishme e përmirësimit të legjislacionit në fushën e sigurisë rrugore dhe mjedisit.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-