Koçiu - Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, Siguri dhe Kujdes Shëndetësor për Vizitorët

Koçiu - Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër, Siguri dhe Kujdes Shëndetësor për Vizitorët

Gjirokastra mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, që zgjedhin të zbulojnë bukuritë historike të qytetit gjatë verës. Me rritjen e fluksit të turistëve, shtuar edhe përgjegjësia për kujdesin shëndetësor të tyre.

Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, siguroi se ekipet mjekësore janë në shërbim 24/7, duke garantuar sigurinë dhe kujdesin shëndetësor për çdo vizitor.

Almeda Kaluri, infermiere në këtë qendër shëndetësore, tha se kjo është hera e parë që punon në këtë strukturë, po ashtu dhe e para që hapet në Gjirokastër, kryesisht në zonën turistike dhe Kalasë. Ajo theksoi se janë hasur me raste të zakonshme si hipertension, pickime nga insektet, dhe dehidratim. "Ndihma e parë është ofruar, ndërkohë që këshillat janë po ashtu thelbësore, sidomos për turistët e moshuar dhe gratë shtatzëna", shtoi Kaluri. Këshillat për këta grupe janë të shmangin ekspozimin në pikun e vapës dhe të konsumojnë lëngje sa më shumë.

Gjatë sezonit turistik, 36 qendra shëndetësore janë në funksion të plotë në të gjithë vendin, duke ofruar shërbime mjekësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-