Në ditët e nxehta të verës, kujdesi për shëndetin bëhet jetik, veçanërisht për grupet më të rrezikuara. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka shpërndarë këshillat e mjekes së Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako, për të ndihmuar qytetarët të përballojnë temperaturat ekstreme.
Sipas Qirjakos, fëmijët, të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit. Ajo rekomandon:
Pini sa më shumë ujë, edhe nëse nuk ndjeni etje.
Ushqeheni shëndetshëm, me fruta dhe perime të stinës.
Shmangni qëndrimin në diell nga ora 11:00 deri në 16:00.
Qëndroni në ambiente të freskëta dhe me ajrim të mirë.
Vishni rroba të lehta, me ngjyra të çelura.
Përdorni kapele, syze dielli dhe krem mbrojtës për lëkurën.
Ministrja Koçiu theksoi se ekipet shëndetësore janë në terren për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe bëri apel për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta.
“Temperaturat e larta nuk janë vetëm shqetësuese, por edhe të rrezikshme, sidomos për më të ndjeshmit. Le të kujdesemi së bashku për shëndetin tonë,” tha mjekja Qirjako.
Efrosina Papa, gazetare me një karrierë 26-vjeçare në median e Vlorës, është një zë i dalluar i informimit lokal, që ka ndërtuar me përkushtim urën mes qytetarëve dhe ngjarjeve të ditës. Ajo është e njohur për pasqyrimin e drejtë dhe të ndershëm të realitetit, me vëmendje të veçantë ndaj historive njerëzore dhe figurave punëtore të komunitetit.
Komente