Kim Kardashian ka reaguar me zemërim pas dështimit në provimin e jurisprudencës, duke shprehur publikisht zhgënjimin ndaj fallxhorëve që, sipas saj, i kishin premtuar sukses të sigurt. Në një video të postuar në rrjetet sociale, ajo shihet duke bërë grim, ndërsa rrëfen bisedën me miqtë e saj për këtë situatë.
“Të gjithë fallxhorët që kam takuar janë gënjeshtarë. Më thanë se do ta kaloja provimin, por kjo nuk ndodhi. Katër persona më thanë të njëjtën gjë dhe tani janë të gjithë gënjeshtarë patologjikë,” dëgjohet të thotë Kim në video.
Reagimi i saj është bërë menjëherë viral, duke shkaktuar një valë komentesh në rrjete sociale. Ndjekësit janë ndarë në mendime — disa e kanë mbështetur për sinqeritetin, ndërsa të tjerë e kanë ironizuar për besimin tek parashikimet.
Kim Kardashian ndjek prej disa vitesh studimet në fushën e ligjit me qëllimin për t’u bërë avokate. Ajo ka qenë e hapur me publikun për sfidat që ka hasur gjatë këtij procesi, duke ndarë eksperiencat e saj edhe në dokumentarët dhe reality show-t personale.
Pavarësisht zhgënjimit të fundit, Kim ka deklaruar se nuk do të ndalet dhe do të rikthehet sërish për të kaluar provimin në përpjekjen e radhës.
Komente